“Bove është fantastik”, Mourinho: Djemtë bënë maksimumin për të fituar ndaj Leverkusen

schedule09:34 - 12 Maj, 2023

schedule 09:34 - 12 Maj, 2023

“Verdhekuqtë” e Roma arritën një fitore magjikë mbrëmjen e djeshme në “Stadio Olimpico”, teksa arritën të fitonin me rezultatin minimal 1 me 0, ndaj “aspirinave” të Bayer Leverkusen në sfidën e parë të gjysmë-finaleve, të UEFA Europa League.

Pas fitores, një koment mbi ndeshjen nuk kishte si të mos mungonte nga tekniku Jose Mourinho, i cili në fjalët e tij dukej shumë i lumtur nga performanca e skuadrës së tij, në fushën e lojës.

“Është e gjitha meritë e djemve. Ata kanë një mentalitet, një dëshirë, një lidhje me tifozët, një ndjenjë përgjegjësie për të dhënë gjithçka dhe për të lumturuar tifozët. Sot nuk ishte një lojë e lehtë, intelektualisht ishte një ndeshje shumë e vështirë. Është e vështirë të luash kundër Leverkusen, të qëndrosh i fokusuar për 90 minuta, të luash për të fituar dhe të kesh parasysh se humbja e topit mund të jetë shkatërruese. Djemtë bënë maksimumin për të fituar”,- u shpreh tekniku portugez.

Më tej, Mourinho u ndal dhe te autori i golit, Eduardo Bove, me teknikun portugez, që i  vlersëon maksimalisht performancat e talentit italian këtë sezon.

“Prindërit e Edos janë për t’u lavdëruar, jo unë. Ai është jashtëzakonisht i sjellshëm, i zgjuar, profesionist, sillet sikur të jetë 30 vjeç. Sezonin e kaluar ai hynte në fushë për pesë minuta në fund, këtë vit ka arritur në 30 minuta, madje filloi disa ndeshje në fillim. Është detyra ime të ndihmoj lojtarët të rriten, por e di gjithashtu që për të qenë një person kaq i mirë, ai duhet të ketë një familje të mrekullueshme”,- tha “numri 1” i pankinës së “verdhekuqve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!