Gazetari dhe botuesi Rexhep Shahu ka ndarë një foto të djalit të tij i cili, sipas tij është dhunuar gjatë protestës së ditës së sotme të mbajtur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Shahu thotë se djali i tij nuk është terrorist por student i Akademisë së Arteve dhe ata që i bëjnë keq ata bëhen qyqe.
“Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…”, shkruan Shahu./abcnews.al