Në emisionin “Abc e pasdites” u diskutua sot për kujdesin e shtuar ndaj fytyrës, trajtimeve dhe ndërhyrjeve të shumta. Gjatë bisedës të ftuarit panë në ekran disa foto nga personazhet shqiptare, teksa moderatori Ermal Peçi kërkoi mendimet e tyre.
Teksa në ekran u shfaq Luana, dermatologia Rozana Çela tha:
“Në atë foto është best face, por ka edhe foto të tjera, dalje televizive që mua nuk më ka pëlqyer në pjesën e mollëzave dhe të buzëve”.
Ndërkohë Dario Doka tha se kur e ka parë nga afër, i ka pëlqyer shumë më shumë nga ajo që ka parë në ekran. Mos humbisni bisedën në kanalin tonë “Youtube”.
/abcnews.al/

