Botohet partitura e baletit të parë “Halili dhe Hajria”

schedule18:12 - 14 Maj, 2021

schedule 18:12 - 14 Maj, 2021

Botohet partitura e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria” e kompozitorit Tish Daija. Vepra historike sheh dritën e botimit në 95 vjetorin e lindjes së kompozitorit Tish Daija. Botimi voluminoz shënon edhe një hap të rëndësishëm, pasi shumë prej partiturave janë shkruar me laps dhe janë fshirë dhe dëmtuar nga koha, thekson Vaso Tole.

Mjeshtëri i baletit shqiptar Albert Janku  kujton me emocion bashkëpunimin e kompozitorit Tish Daija me Panajot Kanacin,  në vërën e vitit 1962.

Ndërkohë që ai rrëfen plot pasion se si kaloi net të gjata pa gjumë duke menduar për  jetësimin e Bektash Agës personazh që e interpretoi për 300 herë në skenë. Muzikologu Vaso Tole e cilëson muzikën e Tish Daijsë si një udhëtim në ritmet e traditës shqiptare

Ndërsa Janku thotë se muzika ishte një gjymtyrë e rëndësishme mbi të cilën u krijua e gjithë lëvizja skenike. Premiera  e baletit të parë shqiptar u mbajt ne janar te vitit 1963. Halili dhe Hajria është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.

Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!