Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botohet libri i viktimës së Epstein/ Detajet e tmerrshme të abuzimit të Virginia Giuffre në adoleshencë

schedule12:03 - 21 Tetor, 2025

schedule 12:03 - 21 Tetor, 2025

Është publikuar libri me kujtime i Virginia Giuffre (Virxhinia Xhiufre) , një nga viktimat e Jeffrey Epstein (Xhefri Epstin), e cila ka qenë një dnër zërat më të fortë që ka denoncuar hapur rastet e abuzimit.

Libri me 367 faqe, është në duart e publikut disa muaj pasi Giuffre, i dha fund jetës së saj në moshën 41 vjeçare.

Shumë nga historitë ishin tashmë të njohura, por në libdër, abuzimi përshkruhet me detaje të terrshme.



Në kujtimet e saj Giuffre tregon se është abuzuar nga personazhe të njohur dhe me pushtet, ndër ta edhe princi Andrew i Britanisë së Madhe, i cili hoqi dorë nga titujt mbretërore vetëm pak ditë më parë.

E ndjera ka shkruar në libër se disa nga këto raste ishin orgji, që përfshinin vajza nën moshën 18-vjeçare.

Në qendër të abuzimit ishte i ndjeri Epstein dhe ish-e dashura e tij Ghislaine Maxëell, e cila aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg për akuza për trafikim seksual.

Giuffre jep detaje se si e takoi për herë të parë Maxëell dhe si ajo e prezantoi me Epstein. Në libër thuhet se Maxëell u shfaq në Mar a Lago, pronë e presidentit amerikan Donald Trump, ku Giuffre, në atë kohë vetëm një adoleshente punonte. Pas takimit, Maxëell i kërkoi Giuffres të shkonte për një intervistë pune si masazhatore, por më pas u përball me abuzim të vazhdueshëm.

E ndjera tregon edhe se si një ish-kryeministër i njohur abuzoi me të dhe e dhunoi, por emri i tij nuk përmendet në libër, nga frika se personi në fjalë do i bënte diçka të keqe Giuffre apo familjes së saj.

Më tej ajo përshkruan zhgënjimin që përjetoi kur Epstein vdiq në burg në vitin 2019, në pritje të gjyqit për trafikim seksual.

Giuffre shkruan se Epstein duhet të kishte mbajtur përgjegjësi për krimet e tij dhe kjo nuk ishte mënyra si duhet të funksiononte drejtësia.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!