Botërori i Basketbollit: Përcaktohen 8 skuadrat çerekfinaliste

schedule19:45 - 9 Shtator, 2019

schedule 19:45 - 9 Shtator, 2019

Janë përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste në botërorin e Basketbollit që po zhvillohet në Kinë. Spikat dueli mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.

Në botërorin e  Basketbollit për meshkuj që po zhvillohet në Kinë janë përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste ku surprizat nuk mungojnë.

Një ndër pretendetët kryesorë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, Greqia është mundur nga Çekia me rezultatin 84-77.  Grekët e nisën mirë takimin duke krijuar 6 pikë diferencë, por nuk ia dolën të ruanin ritmin e Çekisë që përmbysi gjithçka.

Sfidë spektakolare mes Francës dhe Australisë e fituar nga këta të fundit me vetëm 2 pikë diferencë. Ndeshja ishte thuajse e barabartë, por australianët ia dolën vetëm në çastet e fundit të ndeshjes të siguronin kualifikimin në turin tjetër. Ndeshje për t’u duartrokitur për francezët që pavarësisht humbjes kaluan në fazën tjetër.

Fitore dhe kualifikim siguroi edhe Amerika përballë Brazilit. Amerikano-latinët realizuan 16 pikë më pak dhe nuk e vendosën për asnjë moment në vështirësi Amerikën, që tregoi dhe një herë tjetër se është pretendente për ta mbyllur me sukses turneun e Kupës së Botës. Fitore e lehtë për Gjermaninë që mposhti Kanadanë me rezultatin 82-76.  Humbet Turqia ndaj Zelandës së re me vetëm një pikë diferencë.

Në takimet e tjera, Lituania fitoi përballë Republikës Domenikane, Japonia u mund bindshëm ndaj Mali të Zi, ndërkohë që Jordania fitoi me 2 pikë diferencë përballe Senegalit.

Në çerekfinale do të zhvillohen këto takime: Spanjë-Poloni, Argjentinë-Serbi, Amerikë-Francë dhe Australi-Çeki. /ABC News Albania 24/7