Kombëtarja e femrave do të përballet me Poloninë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Një takim i rëndësishëm ky për vajzat kuqezi, në të cilët përfaqësuesja jonë duhet të tregojë personalitet në fushën e lojës.
Në lidhje me këtë përballje ka reaguar në rrjetet sociale edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili ka theksuar se me punë dhe përkushtim gjithçka është e mundur.
“Sot i dhashë mbështetjen maksimale vajzave tona të talentuara e të mrekullueshme të Kombëtares së për ndeshjen që do të luajnë në “Elbasan Arena” ditën e nesërme në 1 shtator kundër Polonisë.
Jam besimplotë se me pasion, dashuri, përkushtim e vëmendje maksimale ne lojë, Kombëtarja jonë do të tregojë vlerat e saj më të mira.
I garantova vajzat se mbështetja e pakursyer e FSHF-së dhe imja personalisht do të jetë e vazhdueshme dhe në çdo kohë.
Këto vajza janë modeli i profesionalizmit, rritjes së vazhdueshme dhe krijimit të një standarti që jam i sigurt se do të vijë gjithmonë duke u ngritur. Për këtë ka punuar me profesionalizëm trajneri Grima dhe stafi i tij, për të cilët kam falenderim të veçantë .
Suksese vajzave të kombëtares arbërore!”-shkruan kreu i FSHF-së.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al