Botërori 2022/ FIFA zyrtarizon vazot, Shqipëria e Kosova në vendnumëro

schedule11:19 - 27 Nëntor, 2020

schedule 11:19 - 27 Nëntor, 2020

FIFA ka zyrtarizuar vazot për shortin e kualifikueseve të Botërorit 2022, për zonën europiane. Shorti do të hidhet më 7 dhjetor, prej orës 18:00 në Cyrih. FIFA ka përditësuar renditjen e fundit mujore dhe në vendin e parë është konfirmuar Belgjika, si ekipi më i mirë i vazos 1.

Me Belgjikën në një vazo janë edhe Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda. Referuar renditjes së FIFA, 45 anëtarët e tjerë të UEFA-s ndahen në vazo si më poshtë:

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania
VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu
VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra
VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino

Shorti do të hidhet më 7 dhjetor dhe skuadrat do të ndahen në 10 grupe, nga grupi A në grupin J. Vazo e gjashtë ka vetëm pesë skuadra dhe do të pozicionohen në grupet F deri në J. Si zakonisht do të ketë ndeshje vajtje-ardhje brenda grupeve dhe kualifikueset e zonës euro do të zhvillohen në periudhën mars-nëntor 2021.

Dhjetë ekipet e renditura në vendet e para në grupe sigurojnë direkt kualifikimin në Kupën e Botës 2020 që zhvillohet në Katar, ndërsa vendet e dyta shkojnë në play-off. Me to bashkohen edhe dy ekipet e renditura më mirë në Nations League, për të luftuar për tre vende të tjera në Botëror. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!