Botë tjetër, Putin zhvillon takim me stafin e kompanisë ajrore sikur mos të kishte luftë, me lule dhe tryezë plot ushqim

schedule17:33 - 5 Mars, 2022

schedule 17:33 - 5 Mars, 2022

Ndërsa ushtarë e civilë vdesin për ditë nga lufta Rusi-Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me stafin e linjës ajrore shtetërorë Aeroloft, e cila bllokoi të gjitha fluturimet e saj më botën përveç Bjellorusisë.

I ulur në një tavoline me rreth 20 gra, pamjet janë krejt ndryshe nga realiteti i hidhur i luftës.

Një tryezë me lule, ushqim të mirë dhe pije, ndërsa mijëra ukrainas qendrojnë me orë të tëra në kufi në mes të ftohtit pa ushqim dhe strehë për të shkuar në një vend të sigurt.

Takimi erdhi pasi Aeroflot tha se po anulonte të gjitha fluturimet ndërkombëtare – përveç për dhe nga Bjellorusia.

Lexo edhe: Luftë për paqe, ukrainasit kalojnë në urën e shembur për t’i shpëtuar armikut

Abcnews.al ju sjell zhvillimet më të rëndësishme në ditën e 10 të luftës në Ukrainë

–Në kuadër të dy raundeve të bisedimeve të zhvilluara mes dy delegacioneve rus dhe ukrainas, sot është vendosur një armëpushim për disa orë në dy qytete Mariupol dhe Volnovakha me qëllim largimin e civilëve.–Armëpushimi filloi në orën 09:00. Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin.

–Ukraina pezulloi evakuimin, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, në pritje të një njoftimi të dytë.

–Ministria ruse e mbrojtjes tha se civilët nuk ishin larguar nga rrugët e sigurta dhe akuzoi autoritetet ukrainase se kishte penguar njerëzit që të largoheshin.

–Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupol.

–Rusia ka “të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv , Chernihiv , Sumy dhe Mariupol, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

–Kremlini nga ana tjetër mbështeti ligjin për dënimin deri në 15 vite të personave që përhapin lajme të rreme duke theksuar se vendi po përballet me një “luftë informacioni”.

– 66,000 burra janë kthyer në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

-Zara mbylli 500 dyqanet e saj në Rusi, ndërsa Samsung dhe PayPal po pezullojnë aktivitetet në vend.

–Qeveria britanike i ka bërë thirrje /abcnews.al/