Bota regjistroi mbi 500 mijë vdekje nga Covid-19 në vetëm gjashtë javë

schedule21:21 - 16 Janar, 2021

schedule 21:21 - 16 Janar, 2021

U deshën gjashtë javë që bota të regjistronte 500,000 vdekjet më të fundit nga koronavirusi. Kjo pasi shkalla e vdekshmërisë nisi të rritej konsiderueshëm që nga nëntori i 2020 si në Evropë ashtu edhe në Amerikën Veriore, raporton CNN.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, në fillim të pandemisë u deshën më shumë se gjashtë muaj që të regjistroheshin 500,000 vdekjet e para.

Deri mëngjesin e së dielës, SHBA-të numëronin  392,351 raste fatale të lidhura me koronavirusin, bilanci më i lartë në botë i viktimave.

Brazili nga ana tjetër ka raportuar më shumë se 200,000 vdekje nga Covid-19 deri më tani, ndërsa India dhe Meksika numërojnë më shumë se 100 mijë vdekje secila. s.b/abcnews.al/