“Bota po na merr më të mirët”, Frederik Ndoci vendos të rikthehet në Shqipëri

schedule10:01 - 7 Korrik, 2022

schedule 10:01 - 7 Korrik, 2022

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Frederik Ndoci ka zbuluar se do të kthehet përfundimisht në Shqipëri për të jetuar pas shumë vitesh në emigrim. Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ku tregon dhe arsyen e një vendimi të tillë.

E un do kthehem tash pergjithmone! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!! “, shkruan ai teksa flet për largimin masiv të shqiptarëve.

Bota Po na mer sot, si dhe dje, si dhe nder shekuj, po zgjedh e mer per vete me te miret nder ne…duke na thare shpirtin si komb! Unë si dhe shume prej jush iu dhash tash e 10 vjet botes per mundesit qe me ofroi. Kendova, krijova e jetova me te tjera gjuhe e vise, ne te tjera skena, ne te tjere qiej!!!'”

Postimi i plotë: 

Të dashur miq, ju që më ndiqni nga afër dhe nga larg, ju që më mbështesni e më inspironi ne çdo moment të aktivitetit tim! Dua të ndaj me ju nje te vertete te madhe qe me shumë dhimbje e vertetova duke vendosur nje “bast” të madh me jetën time. Shqiptaria ka pasur e ka prodhuar vazhdimisht jo vetem artiste, njerez të pasjonuar dhe talente të kalibrit nderkombetar, por edhe mendimtare e koka, shkencetare e sportiste te shquar. Kombit tone sot nuk i mungojne vlerat, as mendjet…Kombit tone i mungon me shume se kurre “zemra”! Kur nenes I mer bijte i ke thare shpirtin, e njesoj ky KOMB Po thahet nga eksodi i bijve me te vyer. Bota Po na mer sot, si dhe dje, si dhe nder shekuj, po zgjedh e mer per vete me te miret nder ne…duke na thare shpirtin si komb! Te dashur bashkatdhetar, une si dhe shume prej jush iu dhash tash e 10 vjet botes per mundesit qe me ofroi. Kendova, krijova e jetova me te tjera gjuhe e vise, ne te tjera skena, ne te tjere qiej!!!

E sot pas kaq vitesh me mundesi te rralla qe mu dhane anekend botes, vleresime te arta, respektin dhe bashkepunimin e “peshave te renda” te skenes dhe artit boteror, vendosa per vete, per ju, per ne, te kthehem ne votren teme, ne token me te embel, ne vendin ku e shtrenjta nan me lindi, ku zemra rrahu fort ne kengen e pare dhe ate të fundit, ku lash shpirtin dhe endrren me te bukur qe me dhate te gjithe ju bashke. E un do kthehem tash pergjithmone! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!! Ju falenderoj qe me ndiqni, dhe ju ftoj ne projektet, dhe aktivitetin tim artistik ne vijim! Zoti ju bekoftë kudo qe jeni!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!