“Bota nuk do të jetë më si më parë pas COVID-19”! Monolog nga Robert Aliaj: Kjo varet nga ti…

schedule21:19 - 7 Janar, 2021

schedule 21:19 - 7 Janar, 2021

Koronavirusi, frika dhe masat. Mbrëmjen e sotme emisioni “As pro, as kundër” në “ABC” i drejtuar nga Robert Aliaj u fokusua te COVID-19. Emisioni u hap me një monolog nga Robert Aliaj, i cili ndër të tjera theksoi se bota nuk do të jetë njëlloj pas sëmundjes.

Thonë që pas covid-it bota nuk do të jetë më si më parë. Frika ndaj të panjohurës është shndërruar në histeri, përpjekje për të kufizuar liritë e njeriut, tentativa për ta shfrytëzuar covid politikisht.

Institucionet na duan të varur prej tyre. Covid na mësoi se nuk jemi gati, nuk kemi besim te informacionet, tregoi se jemi të varur nga njëri tjetri dhe se cdo krizë godet më fort më të varfrit” shprehet ai. Ndiqni monologun e plotë nga Robert Aliaj./ db/Abcnews.al