“Bota nuk do të harrojë kurrë,” çfarë i tha fqinjit autori i shpërthimit në Nashville

schedule11:50 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 11:50 - 29 Dhjetor, 2020

Bota nuk do të më harrojë kurrë. Kështu raportohet t’i ketë thënë fqinjit të tij Anthony Quinn Warner një javë përpara se të shpërthente bombën në Nashville, SHBA.

Dukej si një bisedë rasti mes fqinjëve, por koha tregoi që ishte një lloj paralajmërimi i tij. Vetëm pasi një bombë shpërtheu në qendër të qytetit Nashville në mëngjesin e Krishtlindjes, Rick Laude mundi të kuptonte se çfarë qëndronte pas fjalëve të fqinjit të tij, dhe pse bota nuk do ta harronte.

Laude i tha Associated Press të hënën se mbeti pa fjalë kur mësoi se autoritetet identifikuan 63-vjeçarin, Anthony Quinn Warner, si të dyshuar për shpërthimin e bombës që i mori jetën vetë atij dhe plagosi tre persona të tjerë e dëmtoi dhjetëra ndërtesa .

 

Rick tha për mediat se e kishte parë fqinjin duke qëndruar në kutinë e tij postare më pak se një javë para Krishtlindjes dhe aty shkëmbyen një bisedë. Pasi e pyeti sesi ishte me shëndet nëna e moshuar, Laude i tha me shaka nëse Babagjyshi do t’i sjellë ndonjë gjë të mirë për Krishtlindje.

Warner buzëqeshi dhe tha: “Oh, po, Nashville dhe bota nuk do të më harrojë kurrë.” s.b/abcnews.al/