Bota nënujorë shfaqet për herë të parë në një ekspozitë digjitale në Galerinë e Arteve në Korçë.
Tetë punimet tregojnë udhëtimin e personazheve në kërkim të përmbushjes shpirtërore.
Pasuria e botës nënujore dhe simbolika e personazheve të dashur të fëmijërisë, e çon shikuesin drejt zbulimit mahnitës të natyrës dhe të vetes.
Realizimi i ekspozitës në 3 D ishte i vështirë dhe sfidues, por eksperienca mbetet e bukur për artistin Noel Çela që realizoi vizualizimin e punëve.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për disa ditë në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, e vetmja e këtij lloji në vend, që ndërthur artin tradicional me teknologjinë./abcnews.al