Bota nën “ethet” e koronavirusit, USAID jep 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve më të rrezikuara

schedule11:27 - 16 Mars, 2020

schedule 11:27 - 16 Mars, 2020

Koronavirusi ka “pushtuar” botën, me një përhapje të frikshme dhe kur viktimat shtohen përditë. Së fundmi duket se  Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes njjë postimi në rrjetin social Facebook bën me dije vendimin e marrë nga USAID për të ardhë në ndihmë vendeve në luftë me koronavirusin.

Postimi i plotë:

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

“Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!