Bota merr frymë, ulet numri i armëve bërthamore gjatë 2019

schedule10:11 - 15 Qershor, 2020

schedule 10:11 - 15 Qershor, 2020

Vendet me armë bërthamore vazhdojnë të zhvillojnë arsenalin e tyre, sipas një raporti të publikuar sot nga Instituti Sipri, i cili paralajmëron perspektivat e zymta për kontrollin e këtyre arsenaleve.

“Pezullimi i dialogut  midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara (pasi arsenalet e tyre përbëjnë më shumë se 90% të totalit) mund të çojnë në një garë të re të armëve bërthamore,” tha Shannon Cali, një nga autorët e raportit.

Studiuesi i referohet kryesisht të ardhmes së traktatit ruso-amerikan New Start, i cili u nënshkrua në vitin 2010 dhe skadon në fillim të vitit 2021.

Është marrëveshja e fundit bërthamore ende në fuqi midis dy vendeve.

“Diskutimet në lidhje me zgjatjen e një marrëveshje të re nuk u zhvilluan në vitin 2019”, sipas studiuesve Sipri.

“Kina, për herë të parë, po zhvillon raketa  bërthamore që mund të hidhen nga deti, nga ajri dhe nga toka, shpjegoi Sipri.

Për më tepër, Pekini po injoron sistematikisht ftesat e Uashingtonit për të marrë pjesë në bisedime për të ndaluar garën mbi armët.

Më pak armë bërthamore

Sidoqoftë, numri i armëve bërthamore në të gjithë botën ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Në fillim të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut kishin 13.400 armë bërthamore, sipas vlerësimeve të Siprit, ose 500 më pak se fillim i vitit 2019.

Edhe pse e ardhmja mbi negocimet mbetet e pasigurt sot, të dy vendet vazhduan  të respektojnë angazhimet e tyre në bazë të marrëveshjes.

Sidoqoftë, të dy vendet “kanë filluar programe të gjera dhe të kushtueshme për të zëvendësuar dhe modernizuar armët e tyre bërthamore, sistemet e raketave dhe avionët që mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe objektet e armëve bërthamore”.

Këtë vit, Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (TNP) feston 50 vjetorin e tij.

Numri i armëve bërthamore në të gjithë botën ka rënë ndjeshëm që nga mesi i viteve 1980 kur arriti në rreth 70,000./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!