Bota me sytë nga Parisi, nis ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike  

schedule19:36 - 26 Korrik, 2024

schedule 19:36 - 26 Korrik, 2024

Le të fillojë festa.

Pritjes i erdhi fundi dhe pikërisht tani kanë nisur zyrtarisht Lojrëat Olimpike Paris 2024, pavarësisht se garat e para kanë filluar që në mesditën e së mërkurës.

Për herë të parë në histori, ky spektakël mbahet jashtë një stadiumi, me një paradë në qiell të hapur të 160 varkave në Lumin e Senës, ku nga 160,  94 varka do të mbajnë atletët dhe do të lundrojnë 6 kilometra nga Lindja drejt Perëndimit, në zemër të Parisit.

Kombëtarja e parë që kanë parakaluar është Greqia, me “yllin” e NBA, Giannia Antetokounmpo, i cili ishte flamurtari i “Helenëve”.

Deri më tani dihet se Shqipëria do të parakalojë e pesta në radhë, ndërsa Franca do të parakalojë e fundit, si shenjë mikpritjeje për përfaqësueset e këtij turneu, duke qenë se është edhe vendi pritës i këtij edicion.

Ndërkaq, kujtojmë se në Paris 2024 marrin pjesë plot 206 shtete e në të total janë 10 714 sportistë të ndarë në 32 sporte dhe 329 gara gjithsej. /i.m /abcnews.al