Bota izolon gjigandët kinezë të telekomunikacionit

schedule08:51 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 08:51 - 11 Dhjetor, 2018

Frika nga lidhja me qeverinë kineze dhe spiunazhi kibernetik ka detyruar qeveritë e Japonisë, Australisë dhe Zelandës së Re të përjashtojnë kolosët kinezë të teknologjisë, mes të cilëve markën e njohur “Huawei”, nga kontratat për ngritjen e rreteve 5G.

Qeveri të shumë vendeve të botës po izolojnë gjigandët kinezë të telekomunikacionit, “ZTE” dhe “Huawei”, ky i fundit i tronditur pas arrestimit të shefes së financave Mang Uanzhou javën e kaluar në Kanada. Qeveria japoneze ka njoftuar të hënën atë që shumë media e kishin paralajmëruar, përjashtimin e kolosëve kinezë të elektronikës nga tenderat për kontrollin e linjave të internetit për shkak të lidhjeve me qeverinë e Pekinit. Vendimi i Tokios pason atë të miratuar në muajin gusht nga Shtetet e Bashkuara, që përmes Aktit Kombëtar të Mbrojtjes ndaluan produktet e kompanive kineze në aparatet shtetërore për shkak të lidhjeve të dyshuara me qeverinë e vendit aziatik.

Duke publikuar vendimin, ekzekutivi japonez nuk ka cituar asnjë nga dy grupet e telekomunikacionit për të mos dëmtuar marrëdhëniet tregtare me Kinën, por u mjaftua vetëm duke thënë se largimi i tyre nga procedura delikate e kontratave është lidhet me sigurinë kombëtare. “Huawei” është bllokuar ndërkohë edhe në Australi dhe Zelandën e Re, ku i është mohuar mundësia për të ngritur rrjetet 5G nga frika e lidhjeve me qeverinë kineze. Vetë kompania ka deklaruar se Pekini nuk ka asnjë ndikim tek ajo, por fjalët e saj zor se janë dëgjuar. Ndërkohë, tregjet financiare vazhdojnë të luhaten pas arrrestimit të menaxheres Mang Uanzhou, pasi kjo lëvizje mund të acarojë luftën tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që së fundmi kishte treguar shenja zbutjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!