Bota humbi një aktor të dashur, ndërron jetë babai i Blake Lively

schedule11:32 - 10 Qershor, 2021

schedule 11:32 - 10 Qershor, 2021

Aktori Ernie Lively, i cili la pas një karrierë gati 50-vjeçare aktrimi, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Ai humbi jetën ditën e djeshme në Los Angeles pas një arresti kardiak.

Enrie është babai i aktores së famshme Blake Lively, me të cilën interpretoi në “Sisterhood of the Traveling Pants”. Lively filloi karrierën e tij në ekran me rolet në “The Waltons”, “Fantasy Island” dhe “Dukes of Hazzard”.

Ernie Lively, Actor and Father of Blake Lively, Dead at 74

Ai u përqendrua kryesisht në seri televizive dhe telefilma gjatë viteve ’70 dhe ’80, duke u shfaqur në episodet e shumta të “Hill Street Blues”, “Falcon Crest”, “Newhart”. /abcnews.al