“Bota e neglizhoi”: Si u paralajmërua Covid-19 nga OBSH pak muaj më parë

schedule16:59 - 29 Mars, 2020

schedule 16:59 - 29 Mars, 2020

Ish drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Dr Gro Harlem Brundtland ka deklaruar se përhapja e pandemisë së Covid-19 është  rezultat i mungesës “gatishmërisë së botës”.

Brundtland, e cila ishte kryeministrja e parë grua e Norvegjisë, është bashkë-kryetare e Bordit të Monitorimit Global të Përgatitjes së OBSH-së dhe Bankës Botërore, e cila publikoi një raport në shtator 2019 duke paralajmëruar një “pandemi shumë vdekjeprurëse”.

“Ajo që ne kemi tani është një katastrofë e paralajmëruar,” tha ajo për BBC.

“Ne pamë boshllëqe të mëdha alarmante në gatishmërinë e botës dhe gjetëm prova bindëse të një kërcënimi shumë të vërtetë.”

“Nuk është vonë, por ne duhet të merremi me faktin se ne jemi tashmë në këtë, që do të thotë të kushtojmë vëmendje në mobilizimin e fondeve dhe të jemi të vetëdijshëm për marrjen e pajisjeve që janë të nevojshme.”/abcnews.al