Everton-Manchester United ka nisur me një gol jashtë fushe. Pas Southampton, që mori kryesimin mbrëmjen e djeshme dhe në rrjetet sociale shkruante”Ndaloni numërimin”, tashmë ndodh një tjetër ngjarje që lidhet me zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Një aeroplan ka fluturuar mbi stadiumin “Goodison Park” para ndeshjes, ndërkohë që mbante një mesazh përkrahës për Donald Trump.
‘World knows Trump won #MAGA’ banner flies over Everton vs Man United game https://t.co/7hL4RrTgUn
— The Independent (@Independent) November 7, 2020
“Bota e di që fitoi Trump”, shkruhet në mesazhin e shpalosur, që shoqërohet me hashtagun “MAGA” (Make America Great Again), që do të thotë “Bëjeni Amerikën Madhështore Sërish”. /abcnews.al


