Boston “ngec” ndaj Hornets, Golden State fiton me spektakël ndaj Houston Rockets

schedule15:45 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:45 - 21 Nëntor, 2023

Boston Celtics pësoi një humbje të papritur në fushën e Charlotte Hornets me shifrat 121-118. Pas disa fitoreve radhazi, Celtics nuk ishin me fat në këtë transfertë, teksa ndeshja u humb vetëm në kohën shtesë. Në periodën e parë dhe të dytë, sfida u duk sikur nuk do të kishte shumë histori, me 17-herë kampionët e NBA që shkuan në pushimin e përballjes në avantazhin e 11 pikëve (54-65).

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjeve, vendasit e Hornets ishin dukshëm më kërkues se kundërshtari, ku 2 periodat pasuese folën vetëm për Charlotte, që nisur dhe nga fati arritën të barazojnë ndeshjen dhe duke e dërguar në kohë shtesë.

Mes emocioneve të fundtakimit dhe mbështetjes së tifozëve, Hornets triumfuan me 3 pikë diferencë (121-118) duke fituar një sfidë shumë të rëndësishme, pasi në 4 ndeshjet e fundit skuadra nuk kishte asnjë sukses. Nga ana tjetër, Celtics detyrohet të pranojë disfatën, në një përballje që nuk e konsideronte të vështirë. Në këtë takim ra në sy sërish Jason Tatum me 45 pikë, por dhe basketbollisti i vendasve Lamelo Ball me 36 realizime dhe 9 topa në tabelë. ​

Në ndeshjen tjetër më të fortë të mbrëmjes, Golden State fitoi mes spektaklit ndaj Houston Rockets, duke triumfuar me rezultatin 121-116. Dueli i luajtur në “Chase Center” në San Francisco pa fillimisht vendasit në avantazh, teksa pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 63-53.

Pas pushimit, Warriors menaxhuan mirë përballjen, me Rockets që nuk bënë ndonjë rrezik të madh. Pavarësisht periodës së fundit që Hosuton mbylli në avantazh, vendasit nisur dhe nga i përhershmi Stephen Curry, autori i 32 pikëve, arritën të triumfojnë duke u rikthyer të fitorja pas 4 humbjesh radhazi. Ndërkohë për Rockets nuk mjaftuan 30 pikët e turkut Sengun. /i.m /abcnews.al