Bosnjë Hercegovina nuk e ka njohur pavarsinë e Kosovës. Pas mbledhjes së rregullt të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, një anëtar i këtij institucioni shtetëror, Anëtari Zhelko Komshiç është shprehur se ai dhe kryesuesi, Shefik Xhaferovi, kanë votuar që BeH-ja ta njohë Kosovën, e se Milorad Dodik ishte kundër.
“Dodiku nuk ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Votuam 2 me 1 për këtë vendim. Ai ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje për javët e ardhshme. Pritet që Dodiku të kërkojë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të prezantojë aty çështjet ku Kosova lidhet me storie të rrezikshme që mund të përshkallëzojë në storie ndarjeje, dhe besoj se e dini të gjithë ku shpien kjo”,ka thënë ai.
Ndërkohë duket se akoma nuk është mbyllur një çështje e tillë dhe se është rënë dakord që për një gjë të tillë të shkohet në një raund të dytë të votimit në seancën e ardhshme.
Gjithashtu Komshiç po ashtu ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviç kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e Bosnjës të zhvendoset në Jerusalem.e.su./abcnews.al