Bosnja do të zgjedhë tre presidentet e saj, të cilët udhëheqin shtetin që prej përfundimit të luftës dhe marrëveshjes se Deytonit. Dy rivalët kryesorë janë presidenti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik që shpesh kërkon pavarësinë e krahinës së tij dhe djali i ish-presidentit, Alija Izetbegoviç, i cili udhëhoqi në kohën e luftës. Analistët thonë se tensionet politike e mbajnë vendin larg normalitetit.
Banja Luka, kryeqyteti i serbëve të Bosnjës. Këtu nuk kanë ngelur shumë myslimanë. Republika serbe është një nga dy njësitë e Bosnjës. Që prej fundit të luftës serbët ende e kanë idenë e ndarjes. Kësaj ideje i prin, Millorad Dodik, presidenti i Republikës. I është futur garës për presidencë në vendin që nuk e do shumë, në Sarajevë.
Bosnja ka jetuar vështirë në ngërçin politik mes shumë ngatërresash administrative, qeverive e tre presidentëve. Një pjesë thonë se gjithçka është e kontrolluar.
Vladimir Kovaçeviç është gazetar me profesion. Ka bërë një karrierë në raportim korrupsioni e krimi. Ende punon ndonëse i kishte ndodhur edhe një sulm i cilësuar tentim vrasje. Nuk e di se nga kush e ka porosinë.
Vladimir Kovaçeviç, gazetar i BNTV: “Jam shumë i sigurt se problemet mes qytetarëve do të zgjidheshin shumë shpejt sikur të mos kishte politika nacionaliste që përiftojnë nga kjo gjendje. Ne kemi probleme serioze këtu dhe njerëzit nuk janë të egër dhe kjo gjëndje do të përmirësohej menjeherë”.
Shteti nën ndërtim bën thirrje për zgjedhje. Nga posterët politikanët flasin për përgjegjësi, besë, e dinjitet. Ndasia etnike është në tërë vendin në sisteme. Banja Luka dhe Sarajeva duken si rivalë e jo si një shtet.
Në anën tjetër, i biri i presidentit të luftës, Bakir Izetbegoviç fuqishëm kthen përgjigje. Betejat e të atit duket se nuk kanë mbaruar.
Analisti Puhalo thotë se kjo është një teknikë e thjesht politike e ndarjes dhe qeverisjes për politikën e këtushme.
Srdjan Puhalo, analist: “Është formulë e lehtë për të qeverisur me një fuqi të madhe dhe përgjegjësi minimale. Pavarësia e republikës serbe, analuimi apo gjithçka e tillë janë vetëm mjete për qeverisje në mënyrë etnike dhe jo gjëra që do të ndodhin”.
Boshnjakët zgjedhin 13 qeveri, dy kryesore të kantoneve e federatës dhe presidenca është me sistem përfaqësimi, tre anëtarë të presidencës.
Dikur ky shtet ishte shembull i bashkëjetesës në ish-Jugosllavi. Lufta pikërisht e rrënoi më së shumti dhe ata tani mes vete, pavarësisht ngjashmërisë totale, flasin tre gjuhë jo vetëm politike./abcnews.al