Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ngre alarmin e boshatisjes së auditoreve dhe mbylljen e dhjetëra degëve të studimit n universitetet publike. Në një intervistë për ABC News, Boçi thotë se kërkesat e studentëve janë rritur vetëm për degët që i orientojnë ata jashtë vendit, duke paralajmëruar një eksod akoma më të madh të të rinjve.
Në nisje të vitit të ri akademik, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në pozitat e akademikut jep alarmin për boshatisjen e auditorëve dhe orientimin e studentëve në degët që pas studimeve universitare i çojnë jashtë vendit.
Në një intervistë për ABC News, Boçi është i bindur për dështimin e Ministrisë së Arsimit me politikat e saj dhe bën thirrje për ndaljen e një eksodi kaq të madh të të rinjve jashtë vendit.
I rikthyer me kohë të plotë si pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Boçi tregon se si degë të rëndësishme të Shkencave Humane këtë vit akademik kanë mbetur me auditore të zbrazura.
Për ish-deputetin, pakti për universitetin rezultoi një dështim dhe tallje e madhe me studentët dhe për këtë sjellë në vëmendje premtimin për kartën e studentit.
Në kohën kur demokratët janë në fazën e hartimit të një alternative qeverisëse, Boçi tregon si do të ndryshojë pranimi në universitete dhe mbështetja financiare që do të ketë për studentët.
Javët e fundit përmes denoncimeve publike Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për qasjen që ka pasur me institucionet arsimore, duke treguar se si me vendim qeverie Kopshtit Botanik, kaloi nga një pronë shtetërore në përdorim nga Universiteti i Tiranës në pronësi të Bashkisë së Tiranës./ABC News Albania