Bosat që fshihen pas kokainës/ Llabani: Nuk ndodhen në Shqipëri, Laçi: Bazat kanë dhënë një lloj sigurie

schedule22:02 - 18 Nëntor, 2024

schedule 22:02 - 18 Nëntor, 2024

Gazetari Dritan Laçi, I ftuar në studion e emisionit “360 gradë” u shpreh se nuk e mësojmë dot se kush fshihet pas kokainës së gjetur. Gjithashtu, Laçi mohoi që kokaina e prodhuar të ketë konsumatorë banorët Vip të rezidencës.

“Këtë me thënë të drejtën nuk e mësojmë dot.Ka pasur dhe shumë raste të tjera të ngjashme dhe nuk na kanë lënë ti mësojmë se kush janë. Unë nuk mendoj, më quanin dhe naiv, vjen dikush në Shqipëri e sjell drogën nga jashtë për të ushqyer konsumatorët Vip të Kodrës së Diellit. Është një bazë por nuk e di nëse kjo bazë ka fuçi , peshore aty brenda. Ajo që të jep një lloj konspekti është që të dy bazat sikur kanë dhënë një lloj sigurie që është Nikla, është kjo zonë Vipash që shteti nuk futet dot.”

Ndërkohë gazetarja Anduena Llabani u shpreh se bosat  e vërtetë të drogës nuk ndodhen në Shqipëri. Sipas Llabanit, shqiptarët kanë një pozitë të fuqishme në trafikun e drogës dhe prezenca e DEAs në ministri ose SPAK e pohon këtë fakt.

“Kam përshtypjen që nëse flasim për bosat e vërtetë që përfitojnë nga ky trafik nuk ndodhen fare në Shqipëri. Eurojust I ka përcaktuar qartë dhe rolet e personave të përfshirë, por vazhdojnë akoma hetimet. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për këta po bëhet fjalë dhe për punonjësit në rrugën që përshkronte. Nuk e themi që shqiptarët nuk kanë rol në trafikun e drogërave të forta, sepse DEA ka ardhur në Ministri të Brendshme, në SPAK. Në disa terrene, kokaina shkëmbehet më armë. Në Shqipëri mënyra sesi përpunohet gjithmonë ka patur precedent që kokaina nuk ka qenë dhe aq e pastër. Pastaj për tregun, sepse tregu vendos standartin.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!