‘Borxhi u ul me 16 për qind’, Rama në Shkodër: Rritëm ekonominë me borxhe të kaluara

schedule10:18 - 4 Maj, 2025

schedule 10:18 - 4 Maj, 2025

Kryesocialisti Rama ndodhet në qytetin e Shkodrës në një takim me qytetarët si dhe përfaqsues të instancave në atë qytet. Rama tha se kanë rritur ekonominë duke pasur borxhe të kaluara dhe se borxhi sot është ulur me 16 për qind.

“Kemi shlyer borxhe për ilaçet, për rrugët, për shkumësa nuk kishte shkumësa nëpër shkolla. Kjo ishte situate në atë kohë. E keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund. 40 milionë euro I kishte shteti borxh personave me aftësi të kufizuara. Kjo ishte Shqipëria. Sot 4.2 për qind është nivel normal i kredive të këqija. Ne kemi bërë rritje ekonomike po nuk kemi bërë rritje të asgjëje në kurriz të themeleve të ekonomisë të rrisësh ekonominë me borxh është njësoj si të shtosh njerëzit në tavolinë në shtëpi duke marrë borxhe. Borxhi sot, duke marrë parasysh COVID-in, tërmentin e kemi ul me 16 për qind dhe projeksioni është ta çojmë te vija e artë e 50 përqind.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!