Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borxhi publik zbret në 53 për qind/ Regjistron nivelin më të ulët në mbi një dekadë

schedule14:31 - 19 Shkurt, 2026

schedule 14:31 - 19 Shkurt, 2026

Borxhi publik ka pësuar një rënie të konsiderueshme përgjatë vitit 2025. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se në fund të vitit të kaluar borxhi arriti në nivelin 53.04%.

Ky nivel rezulton se është një ndër më të ulëtit të regjistruar  në më shumë se një dekadë në vendin tonë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes ekonomike e cila ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet por edhe menaxhimit të shpenzimeve publike.

Një faktor që ka ndikuar direkt në uljen e borxhit publik ka qenë edhe dobësimi I monedhës europiane kundrejt lekut. Kjo për faktin se një pjesë e konsiderueshme e borxhit rezulton se është në euro.



Sipas skenarit bazë, borxhi publik pritet të bjerë në rreth 52.2 për qind në vitin 2027 dhe më tej në rreth 46.4 për qind deri në vitin 2031.

Në të njëjtën kohë, krahas konsolidimit fiskal, synohet ruajtja e një raporti të shëndetshëm të shpenzimeve buxhetore  për investimet publike që targetohen të jenë mbi 6.0 për qind e PBB në çdo vit buxhetor. Sektori i turizmit duket se do të mbetet një ndër shtysat kryesore të rritjes ekonomike në Shqipëri.

Në programin e reformave ekonomike për vitin 2026-2028 theksohet se rritja ekonomike do të udhëhiqet sektorët e shërbimeve dhe  ndërtimit  duke konfirmuar kontributin e turizmit në ekonominë shqiptare. Gjatë dy viteve të ardhshme rritja ekonomike parashikohet  të vijojë të ketë një normë mesatare rritjeje prej 4.0%/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!