Borxhi publik prek nivelin më të ulët, nga viti 2019 rënie me 10 pikë

schedule15:08 - 21 Gusht, 2023

schedule 15:08 - 21 Gusht, 2023

Borxhi publik në vend  mbetet në nivelet më të ulëta të regjistruara gjatë 4 viteve të fundit.Ekonomia shqiptare vijon të përjetojë një situatë të mirë financiare, qoftë sa i përket të ardhurave buxhetore, por edhe lehtësimit të të parametrave të borxhit publik.  Kjo tregon se financat shqiptare kanë nisur stabilizimin pas tejkalimit të periudhës së pandemisë gjatë së cilës borxhi pësoi një rritje të fortë

Ministria e financave ka përditësuar të dhënat që tregojnë se në janar-qershor 2023, borxhi publik arriti në 64.78 % të PBB-së . Efekte pozitive në uljen e borxhit publik kanë dhënë disa faktorë si forcimi i lekut,konsolidimi fiscal si dhe rritja e të ardhurave në buxhet.

Sipas Treguesve  fiscal të ministrisë së financave të ardhurat për periudhën janar-korrik kanë kapur vlerën 372 miliardë lekë  duke u rritur me 44 miliard lekë ose 13.6% më shumë

Por nëse bëjmë një krahasim të vlerës së borxhit  me fundin e vitit të kaluar niveli i borxhit publik ka pësuar një rritje minimale  me 0.2% e ndikuar direkt nga emetimi i eurobondit me vlerë 600 milionë euro në qershor.

Ndërkohë, që është borxhi i jashtëm ai ku po arrihet performance më pozitive . Kjo pasi për herë të parë që nga viti 2015, borxhi i jashtëm rezulton nën nivelin 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./abcnews.al