Artur Dada, zëvendëspresident i Luftëtarit dhe drejtor sportiv i bluzinjve, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC Neës, është i bindur se gjirokastritët do të qëndrojnë mes 10 skuadrave të mira në vendin tonë. “Luftëtari edhe sezonet e tjera ka qenë e shkëputur pas dy fazave të para, por ka treguar se di ta marrë veten në fazën e tretë dhe të katërt.
Nuk jemi të dorëzuar. Jemi të bindur që do të qëndrojmë në Superiore”, u shpreh Dada fillimisht në emision. Luftëtari renditet në vendin e parafundit në klasifikim dhe Skënderbeu ka dhjetë pikë më shumë. Një diferencë e madhe me korçarët, por në Gjirokastër besojnë.
“Përderisa matematika na lejon, edhe Flamurtari do të pretendojë. Keni harruar ligjin e sportit, që Idrizi e kërkon. Me të drejtë e kërkon dhe aty do ta shikoni, kur të miratohet ligji”, shtoi Dada. “Nuk shkojmë të dorëzuar. Do jemi rivalë për këdo, jo vetëm për Kukësin”, shprehet drejtori sportiv i Luftëtarit.
“Thatë që do e lënë gjunjët, por nuk e lënë Gjirokastrën. Kemi ekipin më të ri në kampionat, do rivalizojmë denjësisht çdo ekip. Problemet janë të trashëguara, nga ish-presidenti. Iku dy javë para se të niste kampionati. E braktisi ekipin. E bëmë ekipin për dy javë. Kishim edhe licencimin. Nuk dinim çfarë të bënim më parë, ekipin apo licencimin.”.
“Nuk mendonim se ishin kaq të mëdha. Gropat ishin të mëdha. Kanë qenë gabime për padije, jo të bëra qëllimisht. Dëmet më të mëdha janë nga lojtarët që kanë ikur. Kemi problemin në FIFA me Aurelion, i cili është lënë për dy rroga. Nuk u kthye se nuk i paguan biletën, që e kishte nën kontratë. Mori rrogat edhe për vitin tjetër, që nuk ishte. Kërkon lekët për punën që nuk e ka bërë”.
“Nuk kemi qenë në dijeni, që kishte kaq shuam borxhe. Presidenti po punon t’i mbyllim këto probleme. Jemi në negociata për ta mbyllur. Do doja që ky proces të mbyllej, pasi lojtarët që kemi afruar janë interesante dhe do bëjnë ndryshimin. Do jenë lojtarë që do arrijnë nivelet e Abazajt dhe Bregut”.
“Në Gjirokastër janë paguar pjesërisht. Me fjetje dhe ushqim janë mbajtur rregullisht. Lojtarët e kanë patur mendjen vetëm te stërvitja, kjo na ka ndihmuar. Menduam të mos kishim shpenzime të mëdha. Por duke paguar gjyqet, kemi pasur probleme me pagesat”.
“Është një lojtar që ka luajtur 3-4 ndeshje. Bëhet një kontratë me një lojtar që i duhet paguar tarifa e formimit. E bënë kur mbushi 23 vjeç, por atje kampionati kishte nisur dhe e konsideronin brenda moshës. E ka fituar akademia atje gjyqin. Nuk është problem për momentin, por jemi në negociata”.
“Luftëtari jo vetëm nuk do e prishë garën. Do mbijetojmë. Besojmë te lojtarët që kemi në gjendje. Janë të rinj dhe me dëshirë për të luajtur. E kanë treguar ata diçka të tillë. Uroj të mos paragjykohemi nga arbitrat. Jemi penalizuar në disa ndeshje”.
“Nuk e di pse Bashkia nuk jep para. Mendon t’i shpenzojë diku tjetër, është kryetar i ri. Presim ta respektojnë kontratën. Na kanë premtuar se borxhin që kanë do e shlyejnë. Problemet i kemi nga e kaluara. Edhe me ata që tani jemi në DHKZK i kemi nga e shkuara, edhe me Rapon kjo. Ai është nga më të paguarit.”. /abcnews.al