Borussia Dortmund ka në skuadër disa nga yjet më të mëdhenj të gjeneratës së re dhe klub gjigante nga e gjithë Europa janë vënë në kërkim të tyre.
Nëse për Haaland drejtuesit e kanë mbyllur tërësisht derën, për Jadon Sancho është gjysmë e hapur. Sulmuesi anglez u kërkua me ngulm nga Manchester United verën e shkuar, por oferta e duhur nuk erdhi.
Këtë verë është thuajse e sigurt që Sanco do largohet dhe nga Gjermania, Bild zbulon se tre klube angleze janë në sprint për të. Chelsea, Manchester United dhe Liverpool e duan me ngulm dhe pritet të jenë në garë të ashpër për 21-vjeçarin. /abcnews.al