Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borrell thirrje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, reagon Daçiç

schedule08:20 - 28 Tetor, 2020

schedule 08:20 - 28 Tetor, 2020

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, kundërshtoi shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell që kishte kërkuar që Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet sa më parë duke thënë se kjo nuk është mundur ashtu siç e paramendon blloku europian, pasi ka faktorë të tjerë si marrëdhënia me Rusinë e Kinën.

Ndër të tjera Daçiç mohoi se ishte zhvendosur në kuvendin e Serbisë si “dënim” për shkak se kishte ‘luftuar’ për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Ai mohoi po ashtu se Serbia po zhvillon politikë të re sa i përket zgjidhje së çështjes së Kosovës.

Beteja e ballafaqime e presin Serbinë, jo vetëm rreth Kosovës, por edhe rreth negociatave me BE’në, me daljen në dritë të marrëdhënieve të ndryshme pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, marrëdhënieve me Rusinë e Kinën” vlerësoi Daçiç.

Ai tregoi po ashtu se ishte presidenti serb Vuçiç që i kishte diskutim për Kosovën në kuvend dhe se janë pajtuar për këtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!