Borrell: Të gjithë duam paqe përveç Rusisë

schedule10:55 - 28 Prill, 2023

schedule 10:55 - 28 Prill, 2023

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, përpara se të largohej nga Kolumbia në fund të një vizite zyrtare, bëri një apel nga Bogota për paqen globale.

Ai nënkuptoi se të gjithë duan paqen duke theksuar se Rusia është ende e angazhuar në përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.

“Duket se ne të gjithë duam paqe, të gjithë përveç Rusisë, sepse ka thënë se dëshiron të vazhdojë luftën derisa të arrihen objektivat e saj ushtarakë.

Ky agresion duhet të ndalet dhe ne duhet të mbrojmë Ukrainën të mbrohet,” tha ai, duke theksuar se lufta vazhdon dhe se Rusia do të vazhdojë të bombardojë territorin e Ukrainës, civilët, spitalet, çerdhet në të gjithë vendin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!