Borrell: Situata në Lindjen e Mesme është ‘rezultat i dështimit kolektiv politik dhe moral’

schedule10:39 - 6 Nëntor, 2023

schedule 10:39 - 6 Nëntor, 2023

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, tha se situata në Lindjen e Mesme është “rezultat i një dështimi kolektiv politik dhe moral” për shkak të një mungesë reale të vullnetit për të zgjidhur problemin izraelito-palestinez.

“Unë mendoj se ne europianët kemi detyrimin moral dhe politik për t’u përfshirë, jo vetëm duke ofruar ndihmë, por duke kontribuar në një zgjidhje të qëndrueshme,” tha ai.

“Mendoj se kemi tre përgjegjësi. Ne duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi një pozicioni të fuqishëm dhe të balancuar dhe të shmangim importimin në Europë të këtij konflikti me çdo kusht”, tha Borrell, duke treguar rritjen e antisemitizmit dhe duke theksuar se “ndjenjat anti-semite dhe anti-muslimane janë krejtësisht të papranueshme”.

Përgjegjësia e dytë, sipas Borrell, është një “zgjidhje humanitare”.

E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet, tha shefi i politikës së jashtme, duke shtuar se “një pauzë humanitare” mund të jetë hapi i parë.

Borrell tha gjithashtu se “një rritje masive e mbështetjes humanitare”, si dhe evakuimi i shtetasve të vendeve të treta dhe një “përgjigje proporcionale izraelite” janë të gjitha të nevojshme.

“Por gjëjë më e rëndësishme është të mendojmë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila është qartësisht e paarritshme sot,” shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!