Borrell: Jam i alarmuar me arrestimet e jashtëligjshme të serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së

schedule18:53 - 23 Qershor, 2023

schedule 18:53 - 23 Qershor, 2023

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehet se është shumë i alarmuar nga situata e re në veri të Kosovës. Ai është ankuar për “arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë” e “marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës” në Mitrovicën e Jugut.

“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, eskalimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”,  shkruan ai.

Paraditen e sotme, 215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar në jug të Mitrovicës nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër, duke u kthyer sërish në bazë.  Po, ashtu, Policia e Kosovës arrestoi një serb, i cili dyshohet për përfshirje në sulm të anëtarëve të KFOR-it më herët gjatë protestave. Këto veporime janë parë me shqetësim nga shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!