Borrell i bën thirrje Kinës të ndalojë çdo dezinformim rreth sulmeve ruse

schedule08:27 - 7 Korrik, 2022

schedule 08:27 - 7 Korrik, 2022

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, i ka bërë thirrje Kinës “të luajë një rol më konstruktiv në adresimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës” dhe të ndalojë çdo dezinformim rreth sulmeve ruse, shkruan The Guardian.

Borrell tha se ai diskutoi këtë çështje me këshilltarin shtetëror dhe ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi.

Ai i ka bërë thirrje Kinës që të luajë një rol më konstruktiv në adresimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe të ndalojë dezinformimin se cilat janë shkaqet dhe pasojat katastrofike ekonomike globale të sulmit të Rusisë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!