Borrell: Duhet të gjejmë një mënyrë për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën

schedule10:32 - 24 Qershor, 2024

schedule 10:32 - 24 Qershor, 2024

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, theksoi ditën e sotme nevojën për të marrë një vendim të menjëhershëm për përdorimin e të ardhurave nga asetet e ngrira ruse në BE, për të ndihmuar Ukrainën.

“Duhet të gjejmë një mënyrë ligjore për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse, duke shmangur çdo lloj ngatërrese”, tha Borrell.

Borrell tha se një shtet anëtar përfshirë Hungarinë  refuzon të zbatojë vendimet ligjore, të transferojë një pjesë të të ardhurave nga asetet e ngrira ruse në Fondacionin Evropian të Paqes (EPF), duke theksuar se “ne duhet të shmangim që kjo të ndodhë” dhe se ‘ka një zgjidhje’.

Ai gjithashtu theksoi se këto para duhet të përdoren menjëherë dhe se disbursimi i parë mund të bëhet javën e ardhshme, ose në fillim të korrikut.

“Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë tani, para verës,” shtoi ai.

/abcnews.al