Borrell: Duam të forcojmë marrëdhëniet BE-Kinë

schedule16:30 - 7 Gusht, 2023

schedule 16:30 - 7 Gusht, 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell zhvilloi një bisedë telefonike këtë të hënë me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi pasi ky i fundit u riemërua në këtë post.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrel u shpreh se me Wang diskutuan p dialogun Strategjik të ardhshëm në Pekin dhe shtoi se duan që të forcojnë marrëdhëniet BE-Kinë

“Bisedë telefonike e mirë me drejtorin Wang Yi pas riemërimit të tij si ministër i Jashtëm. Ne të dy duam të forcojmë marrëdhëniet BE-Kinë. Diskutuam për Dialogun Strategjik të ardhshëm në Pekin në përgatitjen e Samitit BE-Kinë. Kemi shkëmbyer mendime për Nigerin dhe për takimin e Xhedës për Ukrainën”, shkruan Borrell në platformën X, e njohur më parë si Twitter.