Borrell do të vizitojë të dielën Arabinë Saudite, fokusi konflikti në Lindjen e Mesme dhe paqja në rajon

schedule14:41 - 6 Janar, 2024

schedule 14:41 - 6 Janar, 2024

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se Libani po tërhiqet në një konflikt rajonal si pasojë e luftës së Izraelit me Hamasin.

Borrell, duke folur gjatë një vizite në Liban, tha se ishte e domosdoshme të shmangej një përshkallëzim rajonal në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi Izraelin se “askush nuk do të fitojë nga një konflikt rajonal”.

Ai foli gjatë një konferencë me kryeministrin libanez Najib Mikati pas bisedimeve me zyrtarë të lartë të qeverisë për të diskutuar ngjarjet në dhe rreth Gazës, duke përfshirë ndikimin e luftës dhe situatën në kufirin izraelito-libanez.

“Ne po shohim një intensifikim shqetësues të konfliktit përgjatë Linjës Blu,” tha Borrell.

Linja aktuale e demarkacionit midis dy vendeve njihet si Linja Blu, një kufi i hartuar nga OKB-ja që shënon vijën në të cilën forcat izraelite u tërhoqën kur u larguan nga Libani jugor në vitin 2000.

Ndërkohë, Josep Borrell tha se do të vizitojë Arabinë Saudite të dielën për të diskutuar hapat drejt paqes në rajon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!