Borrell: Disa shtete europiane drejt njohjes së Palestinës

schedule15:26 - 29 Prill, 2024

schedule 15:26 - 29 Prill, 2024

Disa vende europiane pritet të njohin shtetin palestinez deri në fund të majit, njoftoi të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në margjinat e një takimi special të Forumit Ekonomik Botëror në Riad.

Në mars, Spanja, Irlanda, Malta dhe Sllovenia njoftuan se do të punojnë së bashku drejt njohjes së një shteti palestinez.

Izraeli u tha katër vendeve të BE-së iniciativa e tyre do të zvogëlonte shanset për një zgjidhje të negociuar të konfliktit të vjetër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!