Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar ashpër sulmin me raketa në një stacion hekurudhor në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, i cili shkaktoi 30 viktima dhe plagosi rreth 100 persona, sipas CNN.
“Është e tmerrshme të shohësh Rusinë të godasë një nga stacionet kryesore për evakuimin e civilëve. Kjo është një përpjekje tjetër për të bllokuar rrugët e evakuimit për ata që kërkojnë të largohen nga kjo luftë e pajustifikuar që po shkakton kaq shumë vuajtje.”
Borrell dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohen të premten në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
/abcnews.al