Borrell: BE po konsideron vetëm planin e Zelenskyt për paqen, propozimi i Kinës nuk është serioz

schedule23:43 - 5 Maj, 2023

schedule 23:43 - 5 Maj, 2023

BE beson se i vetmi plan i zbatueshëm i paqes për Ukrainën është plani i paraqitur nga presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi se Brukseli nuk e merr seriozisht nismën kineze, shkruan Tass.

Sipas tij, pikëpamja e BE-së është se negociatat diplomatike për arritjen e paqes në Ukrainë nuk do të kishin asnjë kuptim aktualisht.

Borrell kritikoi gjithashtu Kinën për mbështetjen ndaj Rusisë, por vuri në dukje se, sipas Brukselit, Kina ende nuk po e furnizonte Rusinë me armë.

“E vetmja gjë që mund të quhet një plan paqeje është propozimi i Zelenskit. Sepse plani kinez, nuk është një plan paqeje. I vetmi plan është ai që është propozuar nga ukrainasit, por, sigurisht, nuk është pranuar nga rusët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!