Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, tha se 1100 ushtarë ukrainas kanë marrë pjesë deri më tani në programin e trajnimit të organizuar nga BE. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian miratuan vendimin për trajnimin e ushtarëve ukrainas më 14 nëntor.
The EU Military Assistance Mission for Ukraine is proof of our determination to support Ukraine: militarily, financially, economically & politically.
This Mission is unprecedented, pushing EU military cooperation to new levels. Over 20 Member States participate in it. pic.twitter.com/sE3Tg4iJ4Q
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 2, 2022
Disa vende anëtare të BE-së, sipas marrëveshjeve dypalëshe, tashmë po trajnonin personelin ushtarak ukrainas. Në total, deri në 15,000 personel ushtarak pritet të trajnohen në 20 vende anëtare.
Kostoja, për të cilën Borrell tha se do të arrinte në 100 milionë euro, do të mbulohej nga BE.
/abcnews.al