Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell deklaroi se do të ishte e vështirë për Evropën t’i besonte Kinës nëse ajo nuk përpiqet të gjejë një zgjidhje politike për krizën në Ukrainë.
“Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, nëse jo e pamundur, për Bashkimin Evropian që të mbajë një marrëdhënie besimi me Kinën, të cilën unë do të doja ta shihja, nëse Kina nuk kontribuon në kërkimin e një zgjidhjeje politike bazuar në tërheqjen e Rusisë nga Ukraina”, tha Borrell.
“Neutraliteti përballë shkeljes së ligjit ndërkombëtar nuk është i besueshëm”, theksoi ai, teksa apeloi që presidenti kinez Xi Jinping të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe që Kina të ofrojë më shumë ndihmë humanitare për popullin ukrainas.
Borrell anuloi vizitën e planifikuar në Kinë, për shkak të infektimit me COVID-19./abcnews.al