Borova: Po presim rikthimin e presidentit, problemet nuk zgjidhen me telefon

schedule16:44 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 16:44 - 19 Dhjetor, 2020

Apolonia pësoi një tjetër humbje. Ekipi fierak, që sot u drejtua në stol nga Bledar Borova (drejtori i Akademisë), u mposht 0-1 në shtëpi ndaj Teutës. Borova foli shkurt pas ndeshjes për Supersport, duke theksuar se të gjithë po presin rikthimin e presidenti Kokëdhima.

Afrimi i presidentit do t’i japë zgjidhje shpejt situatës. Duke qenë drejtor i akademisë, u vendos që unë të drejtoja skuadrën në fushë. E përgatitëm deri diku mirë takimin me Teutën, por patëm momente shpërqendrimi. Pjesën e dytë ishim disi më mirë dhe mund të kishim qenë më pragmatistë në disa raste.

Presidenti ka qenë jashtë shtetit për t’u kuruar nga pandemia. Këto gjëra nuk mund të bëhen me telefon, por me takime dhe strategji. Klubi do të dalë me një qëndrim më të gjatë, besoj se gjërat do të zgjidhën“, deklaroi Borova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!