Boris Xhonson në qendër të akuzave për batutat ndaj grave islame

schedule14:58 - 8 Gusht, 2018

schedule 14:58 - 8 Gusht, 2018

Ish-ministri i jashtëm britanik Boris Xhonson është vendosur sërish në qendër të vëmendjes për shkak të krahasimit që u ka bërë grave myslimane të mbuluara me shami, me grabitësit e bankave apo kutitë postare.

Partia konservatore britanike pretendon që Boris Xhonson të kërkojë falje publike pas gafës së radhës që ka shkaktuar polemika dhe akuza për islamofoni ndaj ish-ministrit të jashtëm britanik. Xhonson ka folur për gratë myslimane që mbulohen me shami, duke i krahasuar ato me grabitës bankash apo me kuti postare, në një artikull të publikuar në britaniken “Daily Telegraph” edhe pse qëllimi i shkrimit ishte pikërisht për të kundërshtuar çdo urdhër ndalimi. Deklaratat shkaktuan menjëherë reagime të ashpra nga organizatat më të mëdha islamike britanike, të laburistëve por dhe të disa përfaqësuesve konservatorë. Vetë kryetari i konservatorëve britanikë i ka kërkuar Xhonson me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter që të kërkojë falje. Por ministrja pa portofol në radhët e laburistëve, me origjinë pakistaneze Naz Shah, u shpreh se një kërkesë falje nuk ishte aspak e mjaftueshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!