Boris Johnson uron kryeministren e re: Ajo ka planin e duhur

schedule15:22 - 5 Shtator, 2022

schedule 15:22 - 5 Shtator, 2022

“Kryeministrja e sapo zgjedhur britanike, Liz Truss ka “planin e duhur” për të trajtuar pabarazinë rajonale, rritjen e ksotve të jetesës dhe për të mbajtur të bashkuar partinë Konservatore në pushtet”, tha lideti britanin në Largim Borsi Johnson përmes një postimi në Twitter.

“Urime Liz Truss për fitoren vendimtare”, tha Johnson.

“Tani është koha që të gjithë konservatorët ta mbështesin atë 100%”, tha ai.

Rishi Sunak, i cili humbi betejën për kryeministrin e Britanisë, tha se partia tani duhet të mblidhet rreth fituesit të procesit Liz Truss.

“Tani është koha e duhur për t’u mbledhur rreth kryeministres së re Liz Truss, ndërsa ajo e udhëheq vendin në kohë të vështira,” shkroi Sunak në Twitter.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!