Boris Johnson prezanton platformën e tij për rindërtimin e Mbretërisë së Bashkuar

schedule12:40 - 25 Nëntor, 2019

schedule 12:40 - 25 Nëntor, 2019

Pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe, Boris Johnson prezanton planin e tij 58 faqësh për rindërtimin e vendit. Një plan që sipas liderit të laburistëve Korbin, është shkruar nga të pasurit.

Ai shprehet se objektivi kryesor mbetet Brexit, duke marrë masa më të ashpra për emigracionin, reformën shëndetësore, pezullimin e taksave, premtime këto për të marrë votën e konservatorëve dhe për të rindërtuar Mbretërinë e Bashkuar.

I pritur si një yll i muzikës rock nga mbështetësit e tij, kryeministri britanik në detyrë Boris Xhonson prezantoi 18 ditë para zgjedhjeve, planin e tij prej 58 faqesh. Një plan i përbërë nga detyra dhe premtime ku ndër të tjera janë 50 mijë vende pune dhe bursa infiermierësh. Ndërsa me mijëra të tjerë do të jenë mjekë familjeje. Ndër të tjera Xhonson premtoi se do të ketë 20 mijë agjentë policie më shumë për sigurinë e britanikëve, dhe do të ketë dënime më të rënda për ata që bëjnë krime. Ndërsa për emigracionin ai propozoi që të ndiqej shembulli i Australisë, dhe se paralelisht çdo javë do të investohen me miliona në shkencë, arsim dhe infrastrukturë. Në fund të fjalës së tij Xhonson u shpreh i vendosur se brenda 2050-ës vendi do të jetë në të njëjtin nivel me ekonomitë më të mëdha në botë dhe kjo falë politikave të bazuara në energjitë e pastra.

Por rivali i tij Xheremi Korbin, lideri i laburistëve, reagoi menjëherë duke thënë se programi i tij është për super të pasurit pasi sipas tij këta të fundit e kanë shkruar programin dhe britanikët do të jenë ata që do e paguajnë./abcnews.al