Boris Johnson fotografohet për herë të parë me djalin e vogël

schedule09:16 - 20 Korrik, 2020

schedule 09:16 - 20 Korrik, 2020

Boris Johnson është fotografuar për herë të parë me djalin e tij të vogël Wilfred.

Imazhi i publikuar nga Downing Street tregon kryeministrin dhe partnerin e tij Carrie Symonds me Ëilfred, i cili tani është 11 javësh.

Partnerja e Boris Jonson mbante në krah djalin e tyre ndërkohë që kryeministri e shikon plot emocion dhe adhurim.

Fotoja është shkrepur gjatë një lidhje Skype me gjinekologët e shërbimit shëndetësor britanik, të cilët nëna e re dëshironte t’i falënderonte për kujdesin që kanë treguar për të gjatë shtatzënisë por dhe gjatë lindjes së vogëlushit të saj.

Wilfred lindi në 29 prill, pak më shumë se dy javë pasi kryeministri u largua nga spitali pasi u sëmur rëndë me COVID-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!