Boris Johnson: Europa mund të pushtohet nga një valë e dytë e Covid-19

schedule15:49 - 28 Korrik, 2020

schedule 15:49 - 28 Korrik, 2020

Boris Johnson paralajmëroi sot se ka ‘shenja të një vale të dytë’ të koronavirusit në Europë ndërsa mbrojti vendimin e Britanisë së Madhe për të vendosur përsëri rregullat e karantinës në udhëtimet spanjolle.

Sipas mediave të huaja, vendimi i Britanisë për të hequr Spanjën nga lista e sigurt e udhëtimit ka ngjallur një “luftë diplomatike” midis Madridit dhe Londrës.

Kryeministri Spanjoll, Pedro Sanchez, tha se ndalimi nga Mbretëria e Bashkuar për të gjithë udhëtimet jo thelbësore në Spanjë është një ‘gabim’ dhe është ‘i padrejtë’.

Por z. Johnson këmbënguli këtë mëngjes se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të veprojë shpejt për t’iu përgjigjur atyre që beson se janë kërcënime për luftën e brendshme kundër koronavirusit.

Ai tha: “Ajo që duhet të bëjmë është një veprim i shpejtë dhe vendimtar, kur mendojmë se rreziqet kanë filluar të flluskojnë përsëri”.

“Le të jemi plotësisht të qartë për atë që po ndodh në Europë, në mesin e disa miqve tanë europianë, kam frikë se kemi filluar të shihni në disa vende shenjat e një vale të dytë të pandemisë”.

Ndërkohë, zoti Johnson këmbënguli se u takon individëve të vendosin nëse do të udhëtojnë jashtë, gjatë kësaj vere mes pasigurisë në rritje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!